Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Sipas të dhënave nga Shërbimi meteorologjik ushtarak ditën e sotme, e shtunë (24 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit duke nisur që në orët e para të ditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 17 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 12 deri 23°C
në zonat e ulëta 11 deri 26°C
dhe në bregdet 13 deri 26°C
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




