Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin  

Moti | 8 muaj më parë

Moti për ditën e diel në vendin tonë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare e të ndendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme do të bien me intensitet të ulët, fillimisht në jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Do të kemi edhe reshje shiu lolake hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në orët e mesditës dhe pasdite reshjet me intensitet të ulët lokalizohen në veri e pjesërisht në relievet malore në juglindje. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Në lartësinë mbi 900-1000 metra në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 17m/s.  Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme