Moti për sot i qëndrueshëm, rriten temperaturat

Aktualitet | 1 vit më parë

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare.

Gjatë orëve të mesditës deri pasdite në relievet malore në lindje dhe ato në jug vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriu, me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat e regjistruara:
në zonat malore 9 deri 24°C
në zonat e ulëta 14 deri 30°C
dhe në bregdet 13 deri 29°C

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme