Moti për sot/ Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Ditën e sotme (9 korrik), vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit të motit, gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa në orët e mesditës dhe të pasdites pritet zhvillim i vranësirave, kryesisht përgjatë zonave malore.
Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet deri në 12 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe deti Jon do të paraqiten të qetë, me valëzim të forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






