Moti për sot-Kthjellime në të gjithë vendin, temperaturat arrijnë deri në 33°C

Aktualitet | 1 vit më parë

Sipas të dhënave nga Shërbimi meteorologjik ushtarak ditën e sotme vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti ishte i kthjellët në të gjithë territorin. Era ka fryrë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 14 m/s,  e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat u regjistruan:

në zonat malore 13 deri 28°C                                                                                                                                                          

në zonat e ulëta 16 deri 35°C                                                                                                                                                               

dhe në bregdet 17 deri 33°C

 Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare  8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet  pritet të fitojë shpejtësi 14 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 12 deri 29°C                                                                                                                                                        

në zonat e ulëta 15 deri 34°C                                                                                                                                                                

dhe në bregdet 16 deri 32°C

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme