Moti për sot me kthjellime, ja sa do shënojë termometri

Për ditën e sotme (16 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa prej orëve të mesditës deri pasdite vonë alternime vranësirash të cilat në relievet malore do të jenë të dendura.
Në relievet malore në lindje dhe ato të zonës së jugut priten reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet pritet të fitojë shpejtësi 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 13 deri 31°C;
Në zonat e ulëta 14 deri 36°C;
Dhe në bregdet 17 deri 36°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




