Moti për sot me vranësira të dendura dhe reshje shiu, në Alpe do ketë prezencë bore

Aktualitet | 10 muaj më parë

Ditën e sotme (3 dhjetor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Sipas SHMU-së, do të ketë prezencë reshjesh shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në Alpe dhe në male në verilindje, do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek.  Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme