Moti sot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu

Aktualitet | 1 vit më parë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e pasdites.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet po në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje si dhe ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 14 m/s. Deti do të ketë  valëzim 1 deri 3 ballë.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 8 deri 22°C                                                                                                                                                          

Në zonat e ulëta 9 deri 26°C                                                                                                                                                                

Në bregdet 12 deri 24°C

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme