Mozaiku i Tiranës, qendra ku do të ekspozohen mozaikët dhe site arkeologjike nga antikiteti- Rama: Dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore

Kulturë | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të nisë ditën e sotme me një mesazh kulturor, duke shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga Mozaiku i Tiranës.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë thekson se ky vend i rëndësishëm arkeologjik po përgatitet për publikun me mozaikë dhe materiale të çmuara nga antikiteti, si dëshmi e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me Mozaikun e Tiranës, ku po përgatiten për publikun mozaikë dhe materiale arkeologjike nga antikiteti, si dëshmi e rëndësishme e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më herrët ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka deklaruar se do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe të antikitetit të vonë të cilat gjenden në sitet tona më të rëndësishme arkeologjike.

Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh.

Zona e këtij mozaiku është një hapësirë e re moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, ndërsa po kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën.

Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të rinjtë, kjo hapësirë vjen si një dritare e re e interpretimit bashkëkohor të trashëgimisë sonë arkeologjike.

Mozaiku i Tiranës, i cili daton që prej shekullit III dhe u zbulua në vitet ’70 gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh, është shndërruar në një hapësirë moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm. Ky destinacion kulturor po kthehet në një pikë referimi për kryeqytetin, duke ofruar kushte optimale konservimi dhe programe edukative për fëmijët e të rinjtë.

Përveç vlerës historike, godina e Mozaikut shërben edhe si pikë informacioni vizuale për pasurinë arkeologjike që mbart nëntoka shqiptare, duke e bërë këtë hapësirë një dritare bashkëkohore të trashëgimisë sonë kulturore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme