Muaji i Shenjtë i Ramazanit – Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama shtrojnë Iftar për besimtarët myslimanë

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë shtruar mbrëmjen e së enjtes sofrën e Iftarit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ku u mblodhën dhjetëra besimtarë, personalitete politike dhe figura publike.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se “I lidhur me të panjohurit përreth. Është diçka sipërane që bashkon. Zoti, Allahu, universi. Thjesht me fjalët e Kantit, hyjësia e qiellit mbi mua, ligji moral brenda meje. Këto dy botë pikëtakohen në sofrën e iftarit dhe kjo është arsyeja pse edhe ateisti më i madh i mbledhur në këtë sofër, e ka të pamundur të mendojë qoftë edhe për një çast për vogëlsinë e vet në këtë sofër të madhe.”

Rama, duke uruar mirëseardhje të ftuarve në sofrën tradicionale të Iftarit, theksoi rëndësinë e bashkimit dhe respektit për besimin e çdo individi, duke e cilësuar këtë moment si një pikëtakim shpirtëror që i tejkalon dallimet.

 “Muaji i bekuar; agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët.”

Më tej Rama vuri në dukje se agjërimi i mëson njeriut “durimin dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit së vet të parë, shpellarit që ka brenda vetes. Në këtë sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme njerëz që vijnë edhe nga vende të ndryshme që luten në mënyra të ndryshme ulen bashkë”.

Ai theksoi gjithashtu se pavarësisht fetë janë të ndara nga njëra-tjetra ato “duhet të na bashkojnë në të njëjtën rrugë sepse jemi shqiptarë që të gjithë”.

“Sot në Shqipërinë e vitit 2026 kur vendosa ta kthej atë kartolinë në kopertinën e “Sofrës së Hënës”, kaq mjaftoi që unë të kthehesha nga kanalet dhe portalet e komunikimit në djallin që përqesh islamin.

Ndërkohë që iftaret e shtruara u kthyen në instrumente për të prishur dinin dhe për të nëpërkëmbur imanin. I shenjti Kuran na fton në dëgjesë që “mos denigroni dhe mos fyeni me fjalë njëri-tjetrin”.

E vërteta është se ky Iftar është një nevojë aspak politike të cilën unë e gjej gjithnjë e më shumë me vend  në përputhje me imazhin e asaj kartoline sa të vjetër aq edhe të re, ku përfaqësuesit të gjitha feve shohin nga i njëjti Zot dhe ku fjalët thonë se fetë janë ndaras njëra prej tjetrës, duhet të na bashkojnë në të njëjtën rrugë sepse jemi shqiptarë që të gjithë.

Po ashtu unë e gjej atë kartolinë në përputhje me parimet që e lëvdon vetë islami por edhe çdo religjion tjetër”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Presidenti Bajram Begaj, drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, artisti Laert Vasili, Toni Gogu, Erion Braçe, Sara Mila, Ervin Demo, Ulsi Manja, Igli Hasani dhe figura të tjera të njohura të jetës politike e kulturore, etj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme