NATO kërkon të hapë zyrë në Japoni, Franca e kundërshton. Kina reagon ashpër ndaj propozimit

Botë | 3 vite më parë

Franca ka kundërshtuar propozimin për hapjen e zyrës së NATO-s në Japoni. Përgjatë ditëve të fundit ka pasur aludime nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, se Aleanca do të hapte një zyrë në Tokio – e para në Azi – si përgjigje ndaj presionit në rritje të Kinës dhe Rusisë.

Rritja e bashkëpunimit ushtarak midis Pekinit dhe Moskës në Azi dhe në Paqësor është konfirmuar nga ushtritë ruse dhe kineze të cilat kanë kryer patrullime të përbashkëta mbi Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore, duke u kthyer në shqetësim për Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Pavarësisht thirrjeve që NATO-ja të punojë më ngushtë me aleatët në Azinë verilindore, Franca me sa duket heziton të mbështesë aleacnën si përgjigje ndaj Kinës.

“Nuk ka asnjë zyrë ndërlidhëse të NATO-s në asnjë vend të rajonit. Nëse NATO-s ka nevojë për ndërgjegjësim për situatën në rajon, ajo mund të përdorë ambasadat e përcaktuara si pika kontakti,” shtoi zyrtari francez, duke reaguar ndaj një artikulli të botuar fillimisht në Financial Times.

Zëdhënësi më i lartë i qeverisë japoneze, Hirokazu Matsuno, nuk pranoi të komentonte këto pretendime duke thënë vetëm se ka opinione të ndryshme brenda NATO-s, shkruan “The Guardian”.  

Hapja e një zyre në Japoni do të kërkonte miratimin unanim të Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku Franca mund të përdorë veton e saj. Pekini ka reaguar me shqetësim ndaj propozimit për një zyrë ndërlidhëse në Japoni, i raportuar për herë të parë muajin e kaluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme