Ndërron jetë Renato Casaro, posterat e tij shkruan historinë e kinemasë botërore

Film | 1 vit më parë

Bota e kinemasë dhe e artit humbi sot një nga emrat më të mëdhenj: ka vdekur ilustratori italian Renato Casaro, i njohur ndërkombëtarisht si dizajneri i posterave dhe billboard-eve të filmave. Casaro, i cili do të mbushte 90 vjeç më 26 tetor, ndërroi jetë gjatë natës në spitalin e qytetit të tij të lindjes, Treviso, ku ishte shtruar prej ditësh për shkak të bronkopneumonisë.

Posterët e Casaros nuk janë thjesht ilustrime, por pjesë e historisë së kinemasë botërore, të dashur dhe të përdorur nga regjisorë ikonë si Francis Ford Coppola, Sergio Leone, Quentin Tarantino, Luc Besson, Franco Zeffirelli dhe Claude Lelouch.

Me mijëra vepra në emër të tij dhe bashkëpunime me kompanitë më prestigjioze të prodhimit në Hollywood, Casaro ishte një artist me famë dhe ndikim global. Puna e tij vizuale ka pasur një rol thelbësor në promovimin e disa prej filmave më të rëndësishëm në ekranin e madh, duke transformuar skenat e filmit në imazhe ikonike që mbetën në kujtesën kolektive.

Vdekja e Casaros shënon fundin e një epoke për artin e posterave të filmit, një formë arti që ai e bëri të pavdekshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme