Në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, vetëdorëzohet në polici 60-vjeçari Nazmi Shahini (Drazhi)

Aktualitet | 2 muaj më parë

60-vjeçari Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), si pjesë e një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Mësohet se ndaj Shahinit, Gjykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa pas vetëdorëzimit ai është vënë në dispozicion të autoriteteve.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal ku dyshohet se bënte pjesë Shahini ka ushtruar aktivitet gjatë viteve 2020-2021, duke trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike në kuadër të një rrjeti ndërkombëtar.

Nga hetimet rezulton se ky grup dyshohet se ka trafikuar në total rreth 8.1 ton drogë, përfshirë kokainë dhe kanabis.

Sipas SPAK, lëndët narkotike siguroheshin nga vende si Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku, ndërsa destinacionet e trafikut ishin Italia, Belgjika, Holanda, Spanja dhe vende të tjera të Evropës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme