Kuvendi shqyrton nesër projektligjin për Gjykatën Speciale, Prishtina hyn në ditën e 19-të të protestës

Kosovë | 12 minuta më parë

Qytetarë të shumtë kanë mbushur sërish sheshin “Skënderbeu” mbrëmjen e së dielës, duke shënuar tubimin e 19-të radhazi kundër dënimit të katër ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta e kësaj radhe merr trajtën e një qëndrese të pandërprerë përpara ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në prag të vendimmarrjes parlamentare për ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara.

Organizatori i nismës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, i bëri thirrje masës së mbledhur që të qëndrojë në shesh gjatë gjithë natës deri në mëngjesin e së hënës, për të shoqëruar nga afër nisjen e seancës parlamentare. Protestuesit e cilësojnë aktgjykimin e Hagës si të padrejtë dhe kërkojnë nga ligjvënësit ndërhyrje imediate në kornizën ligjore ekzistuese.

Gjithashtu, ditën e hënë pritet të mblidhet në orën 8 të mëngjesit Komisioni për Legjislacion do të mblidhet për të shqyrtuar projektligjin e propozuar për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancë plenare, ku shqyrtimi i këtij projektligji përbën pikën kryesore të rendit të ditës.

Iniciativa ligjore e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vjen pasi Qeveria e Kosovës vlerësoi ditë më parë se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për procedimin e këtyre ndryshimeve statore, duke i hapur rrugë ballafaqimit të sotëm parlamentar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme