Ngjarje e rëndë në Vorë, vritet me armë zjarri 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri gjatë natës në fshatin Bërxullë të Vorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:10, ndërsa viktima, shtetasi E(A). S., dyshohet se është qëlluar teksa lëvizte në këmbë në rrugë.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në zonë dhe vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personave përgjegjës për ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




