Nis numërimi i votave nga diaspora. Procesit i nënshtrohen votat e hedhura më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike   

Kosovë | 3 muaj më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur numërimin e votave të të regjistruarve që votuan fizikisht më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit, ndërsa vota e diasporës pritet të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë Qendrat e Numërimit vijojnë procesin ku deri tani janë procesuar mbi 90% e votave të kandidatëve për deputetë. Lëvizja Vetëvendosje renditet e para mbi 43% të votave. Kandidati i saj për kryeministër Albin Kurti rezulton më i votuari me rreth 215 mijë vota. Glauk Konjufca ka mbi 168 mijë vota dhe Albulena Haxhiu rreth 98 mijë vota.

Partia Demokratike të Kosovës renditet e dyta me 21 për qind të votave. Mbështetjen më të madhe e ka marrë kandidati për kryeministër Bedri Hamza, i cili kryeson me rreth 106 mijë vota. Ai pasohet nga Përparim Gruda me rreth 65 mijë vota dhe Arian Tahiri me mbi 56 mijë vota.   

Lëvizja Vetëvendosje renditet e treta me 18 % votave. Kandidatja për presidente Vjosa Osmani numëron rreth 71 mijë vota. Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 64 mijë vota dhe Doarsa Kica Xhelili mbi 51 mijë vota. 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7 për qind të votave. Kryetari Ardian Gjini deri tani ka marrë mbështetjen e mbi 37 mijë votuesve. Ramush Haradinaj mbi 33 mijë vota dhe Daut Haradinaj mbi 25 mijë vota.

Në bazë të rezultateve paraprake në Kuvendin e ri Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme