“Një kafe nga gruaja, apo nga roboti?”, suksesi i studiuesit shqiptar në Japoni
Një kafe nga gruaja, apo nga roboti?”
Kështu e nisi prezantimin e tij Genci Çapi, studiues i robotikës në Universitetin Hosei, Japoni, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, teksa tregoi pamje nga puna e tij me studentët.
Ai tregoi se u largua në Japoni përpara shumë vitesh.
“Unë kam ardhur në Japoni përpara 27 vitesh, kam lëvizur në disa vende në Japoni. Kur erdha këtu, punova me robotin në formë njeriu. Ka dhe studentë të tjerë shqiptarë. Ka robotë që mund të përdoren për rehabilitim, robotë të fushave të ndryshme, si në bujqësi, apo për të ndihmuar njerëzit me vështirësi në ecje. Vitin që kaloi pata një bashkëpunim me universitetin ‘Fan Noli’, në fushën e inteligjencës artificiale. Ishte një bashkëpunim i financuar nga qeveria amerikane. Kishte interes si nga studentët dhe nga pedagogët,” tregoi z. Çapi.
Për studiuesin, sfidat në këtë fushë janë të mëdha, pasi dhe gjërat kanë evoluar.
“Ka shumë sfida tani. Gjërat, në 10 vitet e fundit kanë evoluar shumë. Gjërat po evoluojnë, tani po ngrihet dhe në aspektet etike, që të mos merret vendimi nga roboti por, të ketë një njeri që merr vendim,” tregoi studiuesi.
Ai përmendi dhe fillesat e tij në Japoni, duke treguar se ishte ndryshe nga Shqipëria, ku çdo gjë ishte teorike… Në Japoni, gjërat janë praktike.
“Ne ishim periudha e fundit të komunizmit. Në Shqipëri kishte shumë teori. Në Japoni, çdo gjë ishte e implementuar, ishin aplikacionet, robotët. Mund të ketë influencuar dhe puna me robotët në formë njeriu.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




