Një vit pa Kadarenë – Rritet shitja e veprave që preferohen nga shqiptarë e të huaj

Letërsi | 1 vit më parë

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve me librat e tij u dha mundësinë shqiptarëve të mendonin dhe ëndërronin perëndimin, përtej kufirit dhe errësirës së diktaturës.

Ndërsa botën e njohu me Shqipërinë, shtetin me traditat dhe kulturë evropiane por që ishte izoluar nga diktatura komuniste dhe ishte lënë jashtë nga Evropa.

Veprat e tij të përkthyera në 45 gjuhë të botës një vit pas vdekjes se tij kanë një interes të shtuar nga shqiptarët dhe  turistët të cilët vizitojnë Shqipërinë dhe ndalesa e radhës është ajo në librari për të mos u larguar pa një vepër të shkrimtarit Ismail Kadare.

“Ermi Ismail Kadare vazhdon të jetë i preferuar nga lexuesit shqiptar por edhe të huaj. Veprat e tij janë ndër më të shiturat”, tha librashitësi.

Veprat e tij si “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Kronikë në Gur”, “Prilli i Thyer”, “Pallati i Ëndrrave”  janë nder  më të lexuarat.

Veprat e tij  vendosën Kadarenë si një zë të veçantë në letërsinë botërore, një zë që fliste për absurditetin e diktaturës, dramën e ekzistencës dhe kompleksitetin e historisë shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme