Nominimi republikan, Ron DeSantis shpall zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024

Botë | 4 vite më parë

Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis, ka konfirmuar se do të kandidojë për president të SHBA-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

DeSantis, 44 vjeç, shihet si rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump për të qenë kandidati i Partisë Republikane në zgjedhjet e përgjithshme.

Prej kohësh pritej kandidatura e tij dhe tani ai është regjistruar zyrtarisht në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. DeSantis pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë si kandidat gjatë një interviste me Elon Musk në Twitter.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme