OBSH vendos krijimin e spitaleve fushore në Rripin e Gazës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dëshiron të krijojë spitale fushore në Rripin e Gazës pas shkatërrimit të rëndë të shkaktuar nga sulmet izraelite, deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së për territoret e pushtuara palestineze, Riçard Pipërkorn ( Richard Peeperkorn ).
”Para fillimit të luftës, në Rripin e Gazës kishte rreth 3 500 shtretër spitalorë. Sot ka vetëm 1 400 në dispozicion. Për më tepër, çdo ditë 50 deri në 60 pacientë të sëmurë rëndë duhet të nxirren nga Rripi i Gazës sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë trajtimin adekuat në Egjipt”, theksoi Pipërkorn.
I prekur rëndë është edhe kujdesi në klinikat mjekësore, prej të cilave jo më shumë se 60% janë ende në funksion.
Pipërkorn nuk u përgjigj nëse Izraeli kishte dhënë ndonjë tregues se do të binte dakord për evakuimin dhe ndërtimin e spitaleve në terren.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




