Panik te Rana e Hedhun në Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë të mbyten, shpëtohen në momentin e fundit

Një ngjarje e rëndë është shmangur këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit, ku një nënë dhe djali i saj i mitur rrezikuan të mbyteshin në det, në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”.
Sipas informacioneve paraprake, nënë e bir kishin hyrë për t’u larë, por kanë hasur vështirësi në ujë dhe kanë rrezikuar jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të rojeve bregdetare, ndihmës së pushuesve që ndodheshin pranë dhe ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të urgjencës, të dy u nxorën nga deti dhe morën ndihmën e parë në vendngjarje.
Burime nga shërbimi shëndetësor bëjnë me dije se nëna dhe djali kishin konsumuar sasi të konsiderueshme uji, por fatmirësisht u shpëtuan në kohë.
Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe parametrat jetësorë paraqiten të qëndrueshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




