Papa Françesku kërkon armëpushim në Gaza: T’u jepet fund vuajtjeve të izraelitëve dhe palestinezëve

Botë | 3 vite më parë

Papa Françesku ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza për luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Françesku ka kërkuar armëpushim disa orë pasi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë jodetyruese e cila gjithashtu kërkon një armëpushim.

Gjatë audiencës së tij, Papa Françesku theksoi se “U mbaroftë kjo vuajtje e madhe për izraelitët dhe palestinezët”.

Papa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve izraelitë dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme