Parlamenti grek miraton projektligjin për kanabisin farmaceutik

Greqi | 5 vite më parë

Ligjvënësit grekë votuan të premten për një projektligj që lejon kultivimin dhe shitjen e kanabisit farmaceutik.  Një votë  e kërkuar nga opozita kryesore SYRIZA, regjistroi 158 vota pro dhe 33 kundër. Projekt-ligji u refuzua nga deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë, Grek Solution dhe MeRA 25. Vetë Syriza abstenoi nga votimi për të protestuar për faktin se votimi i thirrjes nuk u krye personalisht. Lëvizja për Ndryshim (KINAL), e cila fillimisht tha se do të mbështeste projekt-ligjin, abstenoi gjithashtu, duke akuzuar se mbajtja e votave me thirrje të kërkuara nga Syriza kur ajo parti nuk merr pjesë në to minon procedurat parlamentare. Projekt-ligji, i paraqitur nga Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve, është etiketuar “Prodhimi, nxjerrja dhe shpërndarja e produkteve përfundimtare të kanabisit farmaceutik të llojeve Cannabis Sativa L, që përmbajnë mbi 0.2% të tetrahidrokannabolit (THC)”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme