“Pazari i vjetër i Elbasanit”, promovohet libri që sjell historinë, kulturën dhe traditat e qytetit

Kulturë | 2 vite më parë

“Pazari i vjetër i Elbasanit”, promovohet libri që sjell historinë, kulturën dhe traditat e qytetit

Një rikthim në kohë, pasqyruar më së miri mes fotove të zgjedhura, të cilat tregojnë jo vetëm panoramën e ish pazarit të qytetit të Elbasanit, por dhe zanatçinj të ndryshëm të asaj kohe.

Autoria e librit “Pazari i vjetër i Elbasanit”, Henerjeta Stambollxhiu, është treguar e kujdesshme për të ruajtur pasuritë kulturore të Elbasanit dhe njëkohësisht të inkurajojë leximin dhe interesin për historinë e qytetit.

Sipas autores, Elbasani ka një karakteristikë në ndërtimin e tij si një qytet-kala, ku ende dhe sot ruan gjurmët e saj të vjetra.

“Dashuria për vendlindjen më bëri që të shkruaj për historinë e Elbasanit”, theksoi ajo.

Në sallën e bibliotekës ishin të pranishëm qytetarë, krijues, mësues dhe nxënës të cilët diskutuan rreth librit- album fotografik. Për krijuesit e qytetit Libri “Pazari i Vjetër i Elbasanit” është një botim i cili meriton interesin e çdo qytetari pasi ka ngulitur në fletët e tij historinë dhe kulturën dhe traditat.

Prezantimit të këtij libri ju bashkuan edhe nxënës të shkollës Onufri të cilët mes instrumenteve muzikorë krijuan një ambient festiv dhe argëtues.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme