Përdoruesit probleme me aksesimin në Facebook dhe Instagram, kompania Meta: Po punojmë të zgjidhim problemin

Me mijëra përdorues në botë kanë raportuar se kanë pasur probleme në aksesimin e aplikacioneve të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Për rastin reagoi edhe vetë kompania Meta, e cila tha se ishte në dijeni të problemeve që lidhje me menaxhimin e saj të reklamave.
“Ekipet tona inxhinierike janë në dijeni dhe po kërkojnë në mënyrë aktive zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Meta.
Më shumë se 15,000 përdorues në total thanë se kishin probleme me aksesin mediave sociale të kompanisë lidhur me Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




