Plagoset me sëpatë 49-vjeçari në Delvinë, identifikohet autori, detajet e para

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur me sëpatë mesditën e sotme (20 gusht) në Delvinë.

Sipas informacioneve të para, 49-vjeçari është transportuar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar personin e dyshuar për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e dinamikës së konfliktit. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar përgjegjësitë dhe motivin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË
Delvinë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, gjatë një konflikti në rrugë, për motive të dobëta, shtetasi L. T., 46 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në fytyrë shtetasin Xh. H., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

46-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme