Plagosi 3 persona, mes tyre babë e bir, arrestohet 32-vjeçari në Sukth

Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar si autor të një plagosjeje të trefishtë mbrëmjen e kaluar në Sukth.
Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat.
Tre personat e plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa i ka kaluar materialet në ngarkim të 32-vjeçarit Prokurorisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




