Polemika në Portugali, Cristiano Ronaldo-s i duhen vetëm 36 sekonda për të paguar gjobën

Futboll Bota | 19 minuta më parë

Federata Portugeze e Futbollit bëri dje të ditur zyrtarisht masat e marra ndaj Cristiano Ronaldo-s, i konsideruar fajtor për faktin se la kombëtaren pa leje gjatë grumbullimit të fundit për ndeshjet e Nations League.

Përveç një muaji pezullim, që gjithsesi përfundon para se trajneri Jorge Jesus të shpallë listën për grumbullimin e radhës dhe ai mund të luajë, yllit portugez iu komunikua edhe një gjobë prej 255 eurosh.

Dhe menjëherë në Portugali shpërthyen polemikat dhe komentet ironike në lidhje me këtë gjobë. Sipas një llogaritjeje të “A Bola”, që merr në konsideratë përfitimet e jashtëzakonshme të CR7 falë pagës së majme tek Al Nassr, lojtarit i nevojiten vetëm 36 sekonda në fushë për ta paguar. Shuma e gjobës është 0,00012% e pagës së tij vjetore. Pra, më shumë se një gjobë, duket një përkëdhelje e Federatës portugeze për Cristiano Ronaldo-n.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme