Policisë së Shtetit i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja, Rama: Financim nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

Aktualitet | 3 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Policisë së Shtetit i janë shtuar dhjetëra motoçikleta të reja, të cilat do të përdoren për të rritur efektivitetin e patrullimeve dhe sigurinë rrugore.

Sipas kryeministrit Rama, financimi i këtyre mjeteve nuk vjen nga buxheti i shtetit apo paratë e taksapaguesve, por nga pasuritë e konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, ndërsa shton se ky model investimi synon të kthejë asetet e paligjshme në shërbim të sigurisë publike.

Gjithashtu bëhet e ditur se, ky është një investim domethënës që fuqizon operacionet policore, veçanërisht në patrullimet e shpejta urbane dhe ndërhyrjet e menjëhershme.

“Policisë së Shtetit i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja, të financuara jo me paratë e taksapaguesve, por me pasuritë e konfiskuara. Ky është një investim domethënës që i jep një kuptim më konkret edhe vetë sigurisë publike, teksa ne do të vijojmë të mbështesim njerëzit që mbajnë mbi supe sigurinë e vendit. Pavarësisht sulmeve, përbaltjes dhe akuzave, Policia e Shtetit nuk përgjigjet me emocion, por me ligj e profesionalizëm”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme