Presidenti i SHBA-së Joe Biden rrëzohet sërisht në Kolorado

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është penguar dhe ka rënë teksa shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në Kolorado.

Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë i vendit në moshën 80-vjeçare, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe dukej se nuk ishte lënduar.

Presidenti ka qëndruar për rreth një orë e gjysmë për të shtrënguar duart me secilin prej 921 kadetëve të diplomuar.

Një raport i shtypit i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Biden kishte ngecur në një thes të zi me rërë ndërsa po lëvizte në skenë.

Pamjet e incidentit tregojnë zotin Biden duke treguar një nga dy thasët e rërës të përdorura në skenë, ndërsa ai u ndihmua nga një zyrtar i Forcave Ajrore dhe dy anëtarë të Shërbimit Sekret të tij.

Ai u pa duke u kthyer në vendin e tij pa asistencë kur ceremonia përfundoi menjëherë pas aksidentit citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme