Presidentja Osmani pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të zhvilluar sot në Prishtinë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve, duke e cilësuar atë si një angazhim të përbashkët në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike.
“Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët. Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




