Pretendimet për dhunë/ Reagon ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Nxjerr deklaratat

Aktualitet | 3 muaj më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit, Gentian Sejrani, lidhur me pretendimet për ushtrim të dhunës ndaj një personi të ndaluar prej Policisë së Shtetit.

Në reagimin e tij, ministri Lamallari shpjegon se i njëjti avokat ka përgënjeshtruar veten e tij në dy reagime të ndryshme.

“Cilit avokat t’i besojmë, këtij ‘avokatit të provave’ që thotë me zë e figurë se “mbrëmjen e djeshme klienti i tij është dhunuar nga policia”, apo këtij tjetrit ‘avokat zëdhënës’ që po sot në një reagim të tij përgënjeshtron veten, duke thënë se është e vërtetë ajo çfarë ka konstatuar Avokati i Popullit, se deri të premten (dje) s’ka pasur probleme??? Kjo nuk është propagandë, por detyrimi për të demaskuar keqinformimin që buron qoftë dhe nga papërgjegjshmëria etiko-profesionale!”, thotë ministri Lamallari teksa publikon deklaratën e avokatit dhe një shënim prej tij, ku njëherë thotë se është ushtruar dhunë dhe më pas pranon që një ditë më parë s’ka pasur ushtrim dhune.

Më herët, ministri Lamallari ka theksuar nëse edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore del në të njëjtat konkluzione si Avokati i Popullit, që ndaj personit në fjalë nuk është ushtruar dhunë, atëherë “Policisë së Shtetit i lind e drejta dhe detyrimi jo vetëm për referimin në prokurori të deklaruesit (avokatit) sipas përcaktimeve ligjore në fuqi lidhur me përhapjen e qëllimshme të thënieve që nxisin urrejtje, por edhe për referimin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë ku buron licenca e një avokati të dyshuar për papërgjegjshmëri etiko-profesionale”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme