Problematikat nga reshjet/ Rama ironizon kritikat e opozitës: Pse nuk më fajësojnë mua edhe për përmbytjet në rajon e Evropë?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kritikat e opozitës lidhur me situatën e përmbytjeve në vend nga reshjet intesive të shiut.
Rama ironizon se pse “nuk fajësojnë ende atë” edhe për përmbytjet në rajon dhe Evropë, që po përballen me situatën e përmbytjeve.
Në një postim në X, Rama shton se në vendet e tjera “opozita nuk akuzon qeverinë” për fatkeqësitë natyrore.
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Rama.
Vendi po përballet me përmbytje kryesisht në Shkodër, Lezhë, Gjirokastër dhe Durrës, ndërsa opozita ka akuzuar qeverinë për mungesë masash paraprake, korrupsion dhe neglizhencë në sistemin e mbrojtjes nga reshjet intensive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




