Një program përtej sipërfaqes së përditshmërisë, duke ndërtuar një hapësirë reflektimi dhe dialogu mbi çështjet thelbësore që përshkojnë shoqërinë shqiptare – nga identiteti, kultura, arti, filozofia, tek shpirti dhe forca e mendimit të lirë. Një qasje e thellë, e kujdesshme dhe shpesh poetike ndaj temave, që rrallëherë gjejnë vend në diskursin televiziv. Çdo episod sjell në “tempullin” mediatik zëra të mendimit kritik, krijues e transformues – artistë, filozofë, studiues, njerëz të shpirtit dhe të mendjes – që ndajnë rrëfime të sinqerta dhe vizione për një shoqëri më të ndërgjegjshme. “Në Tempull” nuk është thjesht një program, por një përvojë mediatike që fton shikuesin të ndalet, të dëgjojë dhe të mendojë.
Kohëzgjatja: 60 minuta
Në transmetim: E Shtunë