Programi i raketave/ Shkencëtari i njohur rus del para gjyqit, akuzohet për tradhti

Një shkencëtar i shquar rus i përfshirë në programin e raketave hipersonike ka dalë në gjyq pasi akuzuar për tradhti shtetërore.
Gjyqi ndaj Anatoly Maslov u hap në Shën Petersburg të enjten, ku çështja e parë kundër tre shkencëtarëve të raketave hipersonike që punonin në një institut në qytetin siberian të Novosibirsk dhe që tani po përballen me atë që Kremlini ka thënë se janë “akuza shumë të rënda”.
Gjyqi, i shënuar si “tepër sekret”, është i mbyllur për mediat dhe publikun.
Një burim i afërt me Maslov, 76, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shkencëtari i raketave kishte pësuar dy sulme në zemër dhe kishte kaluar kohë në spital që nga arrestimi i tij qershorin e kaluar në Novosibirsk, transmeton Al Jazeera.
Mjekët në qendrën e paraburgimit nuk i kanë dhënë Maslovit akses në të gjitha medikamentet e përshkruara nga mjeku i tij, tha burimi, duke shtuar se “gjendja e tij nuk është shumë e mirë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




