Prokurorët rumunë zgjerojnë hetimet për trafikim të qenieve njerëzore ndaj, Andrew Tate

Njësia kundër krimit të organizuar në Rumani bëri të ditur se ka zgjeruar hetimet për trafikim të qenieve njerëzore, ndaj Andrew Tate, si dhe vëllait të tij, Tristan.
Ata aktualisht po hetohen për një vepër më të rëndë penale atë të “trafikimit të qenieve njerëzore në formë të vazhdueshme”. Rastit në fjalë i është shtuar edhe një viktimë tjetër, si pjesë e një hetimi që po zhvillohet për trafikimin e gjashtë femrave.
Vëllezërit Tate dhe bashkëpunëtorët e tyre janë në “arrest shtëpiak” në Bukuresht, që nga muaji prill. Ata u arrestuan fillimisht në muajin dhjetor dhe po hetohen mbështetur në akuzat për përdhunim, trafikim të qënieve njerëzore, si dhe formim të një grupi të organizuar kriminal. Ata i kanë mohuar akuzat.
Më 12 qershor, të katër të dyshuarit u thirrën në selinë e njësisë së krimit të organizuar të Rumanisë, për t’u bërë të ditur akuzat e reja. Sipas ligjit rumun, trafikimi i qënieve njerëzore dënohet deri me 10 vite burgim.
Avokatët që përfaqësojnë katër gra në Britaninë e Madhe, i dërguan një letër zotit Tate në shtëpinë e tij në Bukuresht. Ata e akuzojnë Tate për përdhunim, sulm të rëndë dhe sjellje shtrënguese.
Pretendimet, të cilat datojnë nga viti 2013 deri në 2015, u bënë nga tre gra, ankesat e të cilave, disa vite më parë, u hetuan nga policia, por nuk u çuan kurrë për gjykim.
Letra i jep Tate 14 ditë kohë për t’iu përgjigjur pretendimeve ose do të përballet me procese civile në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




