Protestat në Francë/ Macron shtyn vizitën e planifikuar në Gjermani

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë vizitën e tij të planifikuar në Gjermani për shkak të trazirave në Francë.
Kjo do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani nga një president francez në 23 vjet dhe ishte planifikuar të zgjaste nga nesër (2 korrik) deri të martën (5 korrik).
“Presidenti francez Macron foli sot në telefon me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij. Presidenti Macron ka kërkuar shtyrjen e vizitës së tij shtetërore të planifikuar në Gjermani”, thuhet në njoftimin e presidencës gjermane.
Ende nuk është rënë dakord për një datë të re për vizitën e Macron në Gjermani.
Protestat në Francë vijojnë për të 4 ditë me radhë, pas vrasjes të martën e kaluar të një 17-vjeçari nga një punonjës policie. Funerali i 17-vjeçarit mblodhi turma të mëdha qytetarësh./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




