Protestuesit tentojnë të bllokojnë deputetët, policia i ndalon, ja çfarë ndodhi te Parlamenti

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një përplasje ka ndodhur mes disa protestuesve dhe efektivëve të policisë te Parlamenti. Teksa janë dislokuar pranë parlamentit prej orës 10, protestuesit kanë tentuar të bllokojnë hyrje-daljen e deputetëve.

Gazetarja Flutura Tota raportoi për RTSH se ata kanë lëvizur nga njëra hyrje e parlamentit te tjetra dhe kjo gjë ka sjellë përplasje me policinë e cila nuk i ka lejuar që të bllokojnë rrugën për deputetët dhe ka krijuar një kordon sigurie që të mundësonte daljen e automjeteve.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën për ligjvënësit, por nuk janë lejuar nga policia. Në ndihmë të bluve të Tiranës kanë ardhur dhe forcat e repartit të Shqiponjave për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të mos lejuar protestuesit që të bllokojnë deputetët.  

Më herët protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve të cilët i akuzojnë se nuk përfaqësojnë qytetarët. Gjithashtu kanë hedhur vezë dhe ndaj mjeteve të policisë. Protestuesit kanë lëvizur rreth parlamentit dhe vijojnë të qëndrojnë aty, ndërkohë që vazhdon edhe seanca plenare dhe forcat e policisë ndodhen në vend.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme