Asambleja e PS – Rama ndryshon drejtuesit politikë në qarqe, PS forcon Tiranën për zgjedhjet lokale

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtuesit politikë të qarqeve dhe njësive, duke zhvendosur disa figura kryesore drejt Tiranës. Lëvizjet e reja synojnë riorganizimin e strukturave të PS-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme dhe forcimin e prezencës në kryeqytet.
Sipas gazetares së RTSH, Denada Shkodrani, janë ndryshuar thuajse të gjithë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.
Rama e vuri theksin te Tirana, duke thënë se ajo duhet të ngrihet më lart se mesatarja e klasifikimit aktual:
Tirana nuk mund të jetë në asnjë mënyrë aty. Arsyet janë të ndryshme, ka edhe një të madhe objektive që nuk dua t’i kthehem. Ne duhet ta ngrejmë Tiranën më lart se sa mesi i atij klasifikimi, me çdo kusht!
Ndryshimet përfshijnë emra të njohur të PS-së, të cilët lënë drejtimin në qarqe dhe marrin detyra të reja në njësitë e Tiranës.
Elisa Spiropali, e larguar nga posti i ministres së Jashtme, do të drejtojë një njësi në kryeqytet. Eduard Shalsi largohet nga Kukësi dhe shkon në njësinë 11. Damian Gjiknuri, gjithashtu, zhvendoset në Tiranë.
Lista e plotë e drejtuesve politikë në njësitë e Tiranës
Njësia 1: Lindita Nikolla
Njësia 3: Iris Luarasi dhe Edona Bilali
Njësia 4: Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti
Njësia 5: Erion Braçe, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj
Njësia 6: Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino
Njësia 7: Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu
Njësia 8: Igli Hasani dhe Vilma Premti
Njësia 9: Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka
Njësia 10: Besfort Lamallari
Njësia 11: Eduard Shalsi
Njësia 13: Anila Denaj dhe Elisa Spiropali.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, që u mbajt sot në Durrës, u prezantuan ndryshimet e reja në drejtuesit politikë të qarqeve.
Rama bëri lëvizje të rëndësishme duke emëruar figura të njohura të PS-së në pozicione të reja, si pjesë e procesit të riorganizimit të partisë në prag të zgjedhjeve vendore.
Lista e re e drejtuesve politikë të PS-së në qarqe:
- Tiranë : Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla
- Dibër: Ulsi Manja
- Berat: Ervin Demo
- Gjirokastër: Mirela Kumbaro
- Lezhë: Ermal Nufi
- Elbasan: Arbjan Mazniku
- Kukës: Erjon Malaj
- Shkodër: Enea Karakaçi
- Korçë: Niko Peleshi
- Vlorë: Bledi Çuçi
- Durrës: Blendi Klosi
- Fier: Belinda Balluku
Këto lëvizje shënojnë një riorganizim të gjerë të strukturave të PS-së, ku Tirana merr vëmendjen kryesore.
Gjatë fjalës së tij, Rama e ka cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të forcuar pozitat e partisë në kryeqytet dhe për të përgatitur terrenin për zgjedhjet e ardhshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




