Qendra shëndetësore verore në Gjirokastër, shërbim 24-orësh dhe 291 raste të trajtuara që nga qershori

Shëndet | 1 vit më parë

Nga 1 qershori për herë të parë në Gjirokastër funksionon qendra shëndetësore verore.

Bluzat e bardha të saj deri më sot kanë ndërhyrë në 291 raste emergjencash shëndetësore të shënuara kryesisht të turistët.

“Kemi pasur kryesisht raste të urgjencave të lehta, gjendje sinkopale, kriza hipertensive, helmime ushqimore, alergjitë, që janë të shpeshta në këtë periudhë. Rastet më të rënda i kemi çuar në spital. Të tjerat i kemi trajtuar këtu. Kemi arritur të bëjmë edhe perfuzione të të sëmurëve,” tregon Dr. Arif Korro.

Mjeku thotë se ata janë në terren çdo ditë, duke qenë në gatishmëri për çdo telefonatë që mund t’u vijë për ndihmë, si nga vizitorët, ashtu edhe banorët e lagjes Dunavat pas orës 16:00.

“Kur ne njoftohemi, përveç punës këtu në institucion, zbresim edhe në terren, shkojmë edhe nëpër shtëpi në Dunavat apo në Kala, ku është edhe numri më i madh i turistëve. Jemi në gatishmëri,”  thekson Dr. Korro.

Mjeku Arif Korro, me çeljen e kësaj qendre, veshi sërish bluzën e bardhë pas daljes në pension. Kjo qendër funksionon 24 orë dhe përbëhet nga një staf prej dy mjekësh dhe dy infermierësh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme