Qeveria e Kosovës miraton vendimin për nismën legjislative mbi Dhomat e Specializuara

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për t’iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit lidhur me nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ky hap procedural i hap rrugë trajtimit të mëtejshëm të projektligjit në Kuvend, duke iu përgjigjur zyrtarisht kërkesës së legjislativit të datës 23 shtator 2026 (Prot. 1108).
Vlerësimi ligjor dhe ndikimi buxhetor
Sipas njoftimit zyrtar nga ekzekutivi, vendimi i miratuar përmban paketën e plotë të vlerësimeve të nevojshme procedurale për nismën legjislative “Projektligji Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053”.
Përputhshmëria me BE-në, opinioni ligjor mbi shkallën e përputhshmërisë së ndryshimeve të propozuara me acquis të Bashkimit Evropian; ndikimi financiar, vlerësimi i ndikimit buxhetor që sjell ky projektligj për arkën e shtetit; përmbajtja ligjore, opinioni i hollësishëm juridik mbi përmbajtjen dhe implikimet e amendamenteve të propozuara.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë.”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





