Qyteti smart më i madh në Europë po ngrihet në Greqi

Në vijën bregdetare jugore të kryeqytetit të Greqisë, një plan i shumëpritur për të shndërruar ish-aeroportin e qytetit, në qytetin inteligjeng (smart city) më të madh në Europë, më në fund po merr vrull.
Emri i tij është Ellinikon. I shtrirë në 6200 hektarë, rreth 20 minuta larg Athinës, ai do të transformojë, si vijën bregdetare, ashtu edhe vendin.
Projekti është i ngjashëm me ata që shihen normalisht në Kinë ose Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe një shenjë e ringjalljes së Greqisë pas krizës, si dhe entuziazmit pasues të investitorëve. Zhvilluesit, parashikojnë se do të shtojë 2.5 pikë përqindje në PBB-në e Greqisë, do të krijojë deri në 80,000 vende të reja pune dhe do të gjenerojë të ardhura tatimore, prej më shumë se 10 miliardë euro, pas përfundimit të tij në 2037. Gjithashtu, pritet të tërheqë një milion turistë shtesë në vit, të cilët do të zgjedhin të qëndrojnë në Mandarin Oriental Hotel apo një resort-kazino të integruar.
Sektori i turizmit në Greqi, është rimëkëmbur, që nga epoka Covid, me 32 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe është në rrugën e duhur këtë vit, për të parë një numër rekord hyrjesh.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




