Rama: Deklarata ime për RTSH-në, e keqkuptuar. Vërejtjet s’lidhen aspak me financimin apo ekzistencën e transmetuesit publik

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se deklarata e tij e bërë ndaj Radio Televizionit Shqiptar pak ditë më parë është keqinterpretuar dhe keqkuptuar.
Duke iu referuar reagimeve të fundit ndaj deklaratës së kryeministrit të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama shkruan në rrjetin social në Instagram, se ka një “keqkuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar.”
“Po bëhet një model për të ardhur keq i kësaj epoke të re të përtacisë së shfrenuar ndaj dëgjimit të asaj që të tjerët realisht thonë, që të përballemi me deklarata si ajo e bashkëngjitura, të cilat pasqyrojnë një keqkuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar”, shkruan kryeministri Rama.
Sipas kreut të qeverisë, vërejtjet e tij, nuk kanë të bëjnë me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”.
“I ftoj autorët e kësaj deklarate keqorientuese ta lexojnë ose ta dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin. Vërejtjet e mia nuk kanë të bëjnë absolutisht aspak me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe keqorientues. Mbrojtja e informacionit nis me mos përhapjen e dezinformimit”, përfundon në reagimin e tij kryeministri Edi Rama.
It is becoming an unfortunate pattern of this new era of rampant intellectual laziness toward listening to what others actually say to be confronted with statements such as the one attached, which reflect a deeply distorted understanding of my position regarding the Albanian… pic.twitter.com/lChVpSykXo
— Edi Rama (@ediramaal) January 19, 2026
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



