Rikthehen reshjet e borës – Sherollari: Fundjava parashikohet me reshje shiu
Këtë fundjavë vendi pritet të përballet me një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të borës në zonat malore. Sipas meteorologes së Shërbimit ushtarak, Besa Sherollari, në disa vende do ketë edhe reshja bora.
“Rikthimi i reshjeve të borës të cilat në veri-lindje dhe në jug-lindje priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në veri-lindje bora pritet të zbresë 600-700 metra ndërsa në juglindje në lartësinë 1000 metra”, u shpreh Sherollar .
Përmirësimi i motit parashikohet të nisë të hënën, kur reshjet do të ndërpriten përkohësisht.
“Ditën e hënë presim një përmirësim të përkohshëm të kushteve meteorologjike me reshje të cilat do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit gjatë të gjithë ditës, por në orët e vona të mbrëmjes presim përsëri riaktivizimin e reshjeve të shiut të cilat deri në mesin e javës që vjen priten të jenë prezentë në të gjithë territorin”, tha ajo.
Meteorologia , Sherollari tha se reshjet do të rikthehen sërish në orët e para të së martës. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme dhe kërkon kujdes nga qytetarët gjatë udhëtimeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




