Rodosi vijon të jetë i përfshirë nga zjarret

Për të pestën ditë radhazi, forcat zjarrëfikëse vijojnë të luftojnë për të vënën nën kontroll zjarret që kanë përfshirë ishullin grek të Rodosit, ndërsa banorët e fshatit Laerma në qendër të tij u evakuan gjatë orëve të vona të së premtes.
Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në atë ishull janë angazhuar edhe forca zjarrëfikëse nga Sllovakia.
Zyrtarë lokalë e kanë përshkruar operacionin në Rodos si të vështirë, dhe sfidues në pjesën veriore të tij.
Ndërkohë ministria e mbrojtjes civile ka aktivizuar një alarm të nivelit shtatë për rrezikun e zjarreve në 13 krahina të vendit, mes të cilave Atika, Greqia Qendore, Peloponezi, Greqia Perëndimore, Egjeu Jugor si dhe Egjeu verior.
Pasi termometri të premten shënoi deri në 42.6 gradë celcius, pritet që temperaturat të rriten akoma më shumë gjatë fundjavës, dhe të shënojnë deri në 45 gradë celcisus.
Sipas drejtorit të shërbimit kombëtar meteorologji, vendi po përballet me një valë të tejzgjatur të të nxehtit, që është më e rëndë se ajo e vitit 1987.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




