Rregulla të reja për eksportet bujqësore në Ukrainë

Botë | 3 vite më parë

Kompanitë që merren me eksportin e ushqimeve në Ukrainë tashmë do iu duhet të regjistrohen në regjistrin shtetëror agrar. Kjo sipas një vendimi të Kievit që synon shmangien e abuzimeve, si evazioni fiscal, në eksportet e produkteve bujqësore.  

Vendi është një nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesor të produkteve bujqësore në botë, por zyrtarët vlerësojnë se deri në një e treta e këtyre mallrave që ekportohen blihen me para në dorë, duke mos paguar taksat përkatëse.  

Një problem shtesë është fshehja ose vonesa e paligjshme në dërgimin e pagesave në monedha të huaja në llogaritë jashtë vendit. Sipas procedurës së re, me eksport mund të merren vetëm kompanitë që janë të regjistruara në Regjistrin Shtetëror Agrar, që paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe nuk kanë borxhe tatimore. 

Sipas qeverisë ukrainase, një lëvizje e tillë krijon kushtet për parandalimin e abuzimve dhe shkeljeve të ligjt në eksporete e mallrave si dhe garanton mbrojtjen e të drejtave të subjekve buqësore që merren me aktivitetet ekononime pa shkelur ligjin. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme