Rreziku nga sulmet mbi termocentralin bërthamor, më shumë se 1600 banorë evakuohen nga Zaporizhzhia

Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se më shumë se 1600 banorë u evakuuan nga Zaporizhzhia, që ndodhet në afërsi të termocentralit bërthamor.
Rusia kontrollon pjesën më të madhe të Zaporizhzhia-s dhe evakuimet vijnë mes pretendimeve për një kundërofensivë të pritshme ukrainase, me rajonin jugor që ka të ngjarë të jetë një objektiv i madh ndërsa Kievi kërkon të shtyjë kundërsulmin.
“Midis të evakuuarve ishin 660 të mitur dhe 230 pacientë”, tha guvernatori në detyrë Yevgeny Balitsky.
Zyrtari i mbështetur nga Rusia ka thënë se evakuimet, të cilat filluan të premten, ishin një “masë e nevojshme” për shkak të “bombardimeve të intensifikuara të vendbanimeve” afër vijës së frontit.
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e evakuimeve për të dëbuar me forcë ukrainasit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




