Sarah Berisha i thotë të gjitha: nga raporti me PM tek Einxhëll Shkira
Sarah Berisha është një influencuese dhe sipërmarrëse shqiptare, e njohur për stilin e saj unik dhe angazhimin në industrinë e modës dhe mediave sociale. Ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si blogere dhe moderatore, duke u bërë një figurë e dashur për publikun shqiptar. Përveç punës së saj në televizion, Sarah ka krijuar një brand veshjesh për vajza, duke e shndërruar pasionin e saj për modën në një biznes të suksesshëm. Ajo ishte e ftuar tek “Miqtë e Pasdites” me Beniada Nishani ku ndau disa detaje nga jeta e saj profesionale dhe private.
Kush mendon se ka qenë çelësi i suksesit tënd?
“Mendoj se çelësi i suksesit është të jem vetvetja. Gjithmonë përpiqem të jem e thjeshtë dhe e afërt me njerëzit, ashtu si në jetën e përditshme. Në rrjetet sociale dua të jem po ajo që jam jashtë ekranit, dhe mendoj se kjo është pikërisht ajo që ka bërë që njerëzit të më ndjekin, të më pëlqejnë dhe të më mbështesin. Jam shumë e lumtur për këtë!”
Sara, dua të di pak më shumë, sepse ti je një personazh publik dhe duket e vështirë t’i shmangësh disa pyetje që njerëzit mund të bëjnë, edhe pse ndonjëherë mund të jenë bezdisëse. Megjithatë, është e pamundur të mos të pyesim edhe për PM-in, pasi jeni një çift shumë i dashur!
Faleminderit! PM-i është po ai që ka qenë gjithmonë. Marrëdhënia jonë po shkon shumë mirë. Ai, së bashku me Dagzin, po punon për një album të ri në kuadër të dhjetëvjetorit të tyre dhe janë shumë të angazhuar. Jam shumë e lumtur për këtë hap të madh që ata kanë ndërmarrë.
Pikërisht për këtë dua ta di më shumë! Si e menaxhoni një lidhje në distancë në një botë ku njerëzit nuk besojnë shumë në dashuri? Sot, shumë persona mendojnë se një marrëdhënie në distancë nuk mund të funksionojë, dhe shpesh nuk e marrin seriozisht. Megjithatë, ti prej disa vitesh ke një marrëdhënie të shkëlqyer me një djalë që jeton në Kosovë.
Marrëdhënia është marrëdhënie, dhe çdo lidhje ka uljet dhe ngritjet e saj. Pyetja që marr më shpesh është: Çfarë ke vendosur? Ku do jetoni? Si dhe pse? Por, nëse ka mirëkuptim, dashuri dhe respekt, atëherë patjetër që gjërat funksionojnë. Sigurisht, nuk është e lehtë—nuk mund të them që është një rrugë e shtruar me lule. Megjithatë, unë dhe PM takohemi shumë shpesh; ndodh që unë shkoj në Kosovë, ai vjen në Tiranë, dhe nuk kemi pasur periudha të gjata larg njëri-tjetrit. Ndonjëherë mendoj se kjo largësi na bën të na marrë malli edhe më shumë për njëri-tjetrin, dhe kur takohemi, ndoshta kjo është sekreti i një lidhjeje edhe më të fortë. Ndërkohë, kur je gjithë kohës pranë partnerit, ndodhin edhe zënkat e vogla, por edhe ato janë pjesë e bukur e një marrëdhënieje
Kush bën më shumë Tirana Kosove Kosovë Tiranë Sepse çdo herë që të marr telefon nuk je asnjëherë
E di! Në të vërtetë, kohët e fundit më ka ndodhur që kam shkuar më shpesh në Prishtinë, pasi PM-i ka pasur angazhime dhe nuk ka mundur të vij aq shpesh. Por kjo ndryshon—më duket se është me periudha. Ka raste kur shkoj unë më shpesh, dhe raste kur ai vjen më shpesh këtu. Gjithçka varet nga angazhimet!
Çfarë të thotë ky bukuroshi kur sheh televizionin ku ti krijon gjëra të bukura? Çfarë mendon ai për stilin tënd? Ndoshta kjo është një pyetje që ende nuk të kam bërë!
Ndoshta PM-i është shumë i mirë. Është shumë mbështetës, si për stilin, ashtu edhe për punën dhe çdo gjë tjetër. Edhe mua më pëlqen kjo pjesë tek ai. Mundohet gjithmonë të më mbështesë, sidomos tani që vitin e fundit kam qenë shumë e stresuar për shkak të biznesit që kam hapur, mundohet gjithmonë të gjejë fjalët e duhura për të më mbështetur, për të më ngritur humorin dhe për të më dhënë forcën që më duhet për të ecur përpara. ‘Mos u demoralizo, mos u mërzit. Uljet dhe ngritjet janë pjesë e jetës.’ Ai është gjithmonë mbështetës, jo vetëm në dashuri, por edhe në çdo aspekt tjetër. Mund ta konfirmoj që ai ka një mjeshtëri të vërtetë dhe një shpirt shumë të bukur.
Ndër të tjera, pas një videomesazhi të dërguar nga Einxhëll Shkira, Sarah ka folur pak edhe në lidhje me këtë marrëdhënie: “Siç e tha edhe Einxhëll, Sara nuk e priste këtë video. Realisht, mund të prisja një mesazh nga kushdo, por e falënderoj shumë Einxhëll, sepse e di që në këtë periudhë është shumë e angazhuar. Sapo ka lindur dhe është e përkushtuar ndaj bebave, ndaj e vlerësoj shumë këtë gjest. E takova para disa ditësh dhe e falënderoj nga zemra!
E vlerësoj shumë që e ka bërë këtë video për mua! Nuk e prisja fare, por është një surprizë e bukur.
Einxhëll nuk është person që bën komplimente shpesh, por kur i bën, i drejton tek ata që i meritojnë. Nuk jemi gjithë kohës duke postuar, por sa herë takohemi në Prishtinë, kalojmë shumë orë bashkë, flasim për jetën, planet dhe madje edhe për çunat dhe punën e tyre.
Tani që është bërë nënë, ka më pak kohë, por në momentet e duhura është gjithmonë aty, dhe kjo është ajo që vlerësoj më shumë në shoqërinë tonë.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




