Sekretari i OKB: Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar humanitar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antoni Guterres ( Antonio Guterres ) tha gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar në bombardimet që po zhvillon në Gaza.
“Jam thellësisht i shqetësuar për shkeljet e qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar që po dëshmojmë në Gaza. Më lejoni të jem i qartë: asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi ligjin ndërkombëtar humanitar”.
Duke i treguar Këshillit të Sigurimit se palestinezët i ishin nënshtruar një pushtimit mbytës prej 56 vjësh, Guterres tha se ishte e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në hiçi”.
Por, deklaratat e kreut të OKB-së zemëruan ministrin e Jashtëm izraelit Eli Kohen ( Eli Cohen), i cili, duke drejtuar gishtin nga Guterres dhe duke ngritur zërin, tregoi rrëfime grafike të civilëve të vrarë më 7 tetor.
“Zoti Sekretar i Përgjithshëm, në çfarë bote jetoni? Ne i dhamë palestinezëve Gazën deri në milimetrin e fundit” tha Cohen.
Ndërsa, ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan (Gilad Erdan ), bëri thirrje Guterres të japë dorëheqjen, duke shkruar në X, se shefi i OKB-së ka “shprehur një mirëkuptim për terrorizmin dhe vrasjen”.
Por, Guterres, i cili udhëtoi personalisht për në vendkalimin midis Egjiptit dhe Gazës si një shtytje për të lejuar ndihmën, i quajti vuajtjet e popullit palestinez si epike.
“Për të lehtësuar vuajtjet epike, për të bërë më të lehtë dhe më të sigurt shpërndarjen e ndihmave dhe për të lehtësuar lirimin e pengjeve, unë përsëris apelin tim për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Ndihmat që po kalojnë janë një pikë ndihme në një oqean nevoje “
Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riyad al-Maliki, rival i Hamasit, denoncoi mosveprimin e Këshillit të Sigurimit dhe tha se do të ishte e pafalshme një mosndëryrje nga këshilli për të ndalur vrajen e civilëve të pafajshëm.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




