Selanik, pacientët me covid-19 do të transportohen në Athinë me tren

Situata me Covid në Selanik të Greqisë duket alarmante, ndërsa qeveria ka përgatitur një tren që do të bëjë të mundur transportimin e pacientëve drejt Athinës. Treni do ketë katër vagonë të posaçëm, ndërkohë, transportimi i pacientëve do të bëhet me kapsula të veçanta dhe barelë.
Treni është i vendosur në një pikë që lejon transportin më të lehtë dhe më të sigurt të pacientëve. Secili vagon do ketë një kapacitet prej 80 pasagjerësh.
Duke pasur parasysh situatën e alarmit në Selanik dhe presionin në rritje ndaj spitaleve, transporti i pacientëve me tren u gjykua si një zgjidhje që do të lejojë më shumë transport masiv, krahasuar me avionët C130. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




